Arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici / Vëllai i Ibrahimit: Është vetëdorëzuar dhe ka kërkuar azil politik në Turqi
Ibrahim Lici i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, është arrestuar në Turqi. Lici u lokalizua nga policia shqiptare dhe u njoftuan autoritetet turke.
Lici u arrestua në kuadër të operacionit ‘Jehona’ si rezultat i bashkëpunimit të policisë Shkodër dhe policisë së Shtetit si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.
Ndërkohë, në lidhje me ndalimin e Licit ka raguar Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i cili deklaron nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllimin për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndjehet i sigurtë në Shqipëri.
Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.
Dosja nga grupi hetimor i Prokurorisë është dërguar ne Gjykatën e Shkodrës, por për shkak të mos arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.
Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.