Categories: LajmeKronikë

Arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici /  Vëllai i Ibrahimit: Është vetëdorëzuar dhe ka kërkuar azil politik në Turqi

Ibrahim Lici i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, është arrestuar në Turqi. Lici u lokalizua nga policia shqiptare dhe u njoftuan autoritetet turke.

Lici u arrestua në kuadër të operacionit ‘Jehona’ si rezultat i bashkëpunimit të policisë Shkodër dhe policisë së Shtetit si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.

Ndërkohë, në lidhje me ndalimin e Licit ka raguar Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i cili deklaron nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia,  por është vetëdorëzuar me qëllimin për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndjehet i sigurtë në Shqipëri. 

Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.

Dosja nga grupi hetimor i Prokurorisë është dërguar ne Gjykatën e Shkodrës, por për shkak të mos arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.

Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

43 minutes ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

56 minutes ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

58 minutes ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

59 minutes ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

1 hour ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 hour ago

This website uses cookies.