Një 29-vjeçar, banues në fshatin Oblikë, është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Ndersa policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 60 vjeçar , banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Ndërkohë, policia e Pukës ka referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pas kallzimit të një 59 vjeçareje, banuese në Pukë, se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, ne orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një aksident në Shkodër, në bulevardin “Skënderbeu”. Një 23 vjeçar, banues në Angli, duke drejtuar automjeti tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur një automjet taksi të ndaluar në rrugë.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në automjetin taksi, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.