Arrestohet një 30-vjeçar malazez në Muriqan / Iu gjet lëndë narkotike në automjet

Muriqan

Muriqan

Policia Kufitare e Shkodrës po vijon kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në sajë të këtyre kotrolleve është arritur të vihet në pranga një 30-vjeçar (shtetas malazez), pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kanabis dhe amphetamine.     

Policia ka sekuestruar sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike, automjetin dhe celularin e 30-vjeçarit. 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. 

Në këtë PKK, në dalje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip  “Volkswagen” me drejtues shtetasin malazez N. B., në të cilin u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kanabis dhe amphetamine.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e shtetasit N. B.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi malazez N. B., 30 vjeç, banues në Bar, Mal i Zi, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.