Arrestohet një 33- vjeçar, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin nje 33- vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 47- vjeçar, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta.
Gjithashtu po ndiqet penalisht edhe një 33- vjeçar, banues në Shkodër, pasi ka thyer pasqyrat e 3 automjeteve të parkuara në rrugën “3 Heronjtë”.
-Stacioni i Policisë Fushë Arrëz referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ll., 48 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka fyer nëpërmjet telefonit.
-Ndërsa një 48- vjeçar ka bërë kallëzim, se në sheshin “Isa Boletini”, e ka kanosur një shtetas i paidentifikuar. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.