Arrestohet një 34- vjeçar, mashtroi kompaninë ku punonte dhe përvetësoi 27 mijë euro
Një 34- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme, pasi përvetësoi 27 mijë euro nga kompania ku punonte.
34 – vjeçari, banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Statment”.
Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftim. Materialet i kaluan Prokurorisë.