Arrestohet një 40- vjeçar, drejtonte automjetin në gjendje të dehur
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi një 40 – vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin per 21 vjeçar, banues në fshatin Kaçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues një 57 – vjeçar, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar lehtë 57- vjeçari
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokuror,i ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 29 vjeçe, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi D. L., banues në Shkodër, se 29-vjeçarja, bashkë me me dy fëmijët e tyre të mitur 3 vjeç dhe 1 vjeç, është larguar te shtëpia e prindërve të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.