Arrestohet një 40- vjeçar – U kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Gj. L., 40 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, shtetasi A. D. është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Nderkohe edhe ne Lezh ka ndodhur nje aksident rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.