Arrestohet një 45 vjeçar/ Nga Shkodra drejt Rinasit për të shitur armë
Kreshnik Burrja, 45-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me armë të cilat kishte si qëllim që t’i shiste.
Sipas policisë 45-vjeçari, banues në Shkodër po transportonte armët e zjarrit nga Shkodra drejt Rinasit. Gjatë kontrollit policia i gjeti 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pas arrestimit në Tiranë, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjeti 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.