Arrestohet një person, dy të tjerë procedohen / Ndalimi i këtyre shtetasve për shkelje të qarkullimit

arrestohet

arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar nga fshati Boriç i Madh i Malësisë  së Madhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u  referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, për një 38 vjeçare , banuese në fshatin Dobraç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me një  automjetin që drejtonte një 23 vjeçar. Nga përplasja, gruaja është dëmtuar lehtë.

Ndërsa një 18-vjeçar , banues në lagjen Perash, mesditën e djeshme, në sheshin “Balshaj”, automjeti që drejtonte, është përplasur me një bordurë të trotuarit, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, dy të rinjë të moshës 18 vjeçare

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.