Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar nga fshati Boriç i Madh i Malësisë së Madhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, për një 38 vjeçare , banuese në fshatin Dobraç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me një automjetin që drejtonte një 23 vjeçar. Nga përplasja, gruaja është dëmtuar lehtë.
Ndërsa një 18-vjeçar , banues në lagjen Perash, mesditën e djeshme, në sheshin “Balshaj”, automjeti që drejtonte, është përplasur me një bordurë të trotuarit, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, dy të rinjë të moshës 18 vjeçare
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.