Arrestohet një person në M. Madhe, Gjergj Leknikaj i vë flakën makinës së tij, dyshohet se vuan nga çrregullime mendore

Një person ka rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe pasi i ka vënë zjarrin makinës së tij. Brenda pak minutash ka mbërritur një automjet zjarrfikës, ku trupat e këtij reparti bën shurarjen e flakëve. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Gjergj Leknikaj, i cili i ka vënë zjarrin makinës së tij, tip golf me targë AA155 XA, pasi dyshohet se vuan nga çrregullime mendore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.