Arrestohet një person në Malësi të Madhe,procedohet një shtetas tjetër
Një 47 vjeçar nga Fushë Arrëzi është arrestuar nga Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër kanë ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 56 vjeçar, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.