Arrestohet për kanosje një shtetas, prangosen dy të tjerë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe baste të paligjshme

Blutë e Shkodrës njoftojnë se është arrestuar Ervis Baba pasi ka kanosur për gjakmarrje një 57-vjeçar. Sipas policisë dyshohet se 42 vjeçari ka kanosur 57-vjeçarin i cili rreth 10 vite më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të Ervis Babës. Gjithashtu vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.Në Malësi të Madhe u arrestuan një 17-vjeçar dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar sepse posedonin armë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshmeAtyre i është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, municion luftarak, 1 maskë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme. Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë 37-vjeçari në Shkodër pasi vinte baste online me celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.