Arrestohet rumuni, shpërndante drogë / Shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme në Shkodër
Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” u arrestua një i ri. Në pranga ka rënë një 18-vjeçar nga Rumania, Nicolae-Ionut Deliver, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.Blutë kanë sekuestruar dozat e kannabisit dhe njëe dorezë metalike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme hetimore.