Arrestohet shoferi  i autoambulancës – Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një 57- vjeçari dhe plagosjen e dy personave

arrestohet shoferi autoambulances

Nga sektori i Policisë rrugore është arrestuar drejtuesi i autoambulancës  së spitalit të Koplikut, shtetasi me inicialet P. S, 65 vjeç, lidhur me asksidentin e një ditë më parë në rrugën Shkodër –Koplik.

65- vjecari akuzohet për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi duke drejtuar autoambulancën, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur autoveturen tip Golf, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit te mjetit  57 vjeç, si dhe demtimin e bashkëshortes dhe vajzës së viktimës, të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër   është arrestuar shtetasi  M. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 17 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në bashkëpunim me njëri – tjetrin tek sheshi “Prek Cali”, Shkodër, kanë vjedhur një motomjet  ne pronësi të shtetasit K. V., 46 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të Policisë se Shkodrës për ngjarjet e 24 orëve të fundit bëhet e ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje te lirë për katër shtetas të tjerë që akuzohen për vepra të ndryshme penale si kanosje  për motive të dobëta, lidhje të paligjshme të energjisë eletrike në banesa si dhe fshehje e të ardhurave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.