Nga sektori i Policisë rrugore është arrestuar drejtuesi i autoambulancës së spitalit të Koplikut, shtetasi me inicialet P. S, 65 vjeç, lidhur me asksidentin e një ditë më parë në rrugën Shkodër –Koplik.
65- vjecari akuzohet për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi duke drejtuar autoambulancën, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur autoveturen tip Golf, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit te mjetit 57 vjeç, si dhe demtimin e bashkëshortes dhe vajzës së viktimës, të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër është arrestuar shtetasi M. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 17 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në bashkëpunim me njëri – tjetrin tek sheshi “Prek Cali”, Shkodër, kanë vjedhur një motomjet ne pronësi të shtetasit K. V., 46 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.
Ndërkohë në njoftimin zyrtar të Policisë se Shkodrës për ngjarjet e 24 orëve të fundit bëhet e ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje te lirë për katër shtetas të tjerë që akuzohen për vepra të ndryshme penale si kanosje për motive të dobëta, lidhje të paligjshme të energjisë eletrike në banesa si dhe fshehje e të ardhurave.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
This website uses cookies.