Arrestohet “skifteri” i banesave, 46-vjeçari nga Laçi vepronte i vetëm në Shkodër
Një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera .Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e një shtetasi si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan. Policia bën të ditur se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: Gazmir Baboçi 46 vjeç, banues në Laç. Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Gazmir Baboçi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.