Arrestohet vjedhësi i dyshuar, një 35- vjeçar akuzohet si autori i vjedhjes së një banesë

Komisariati i Policisë Shkodër, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së një shume parash, disa bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, më datë 21.03.2024, në banesën e një 47-vjeçareje, në fshatin Krajë, kreu veprimet hetimore dhe dentifikoi e kapi autorin e dyshuar, një shtetas 35 -vjeçar, banues në fshatin Mollaz, Skrapar.
Gjithashtu, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.