Arrestohet vjedhësi në kërkim, shpallet në kërkim një 46- vjeçar, tentoi të vjedhë një banesë në Shkodër
Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas 55 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 8 muaj burgim, për vepren penale “Vjedhja”.
Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se në vijim të informacionit të dhënë për një rast të publikuar në një emisionin investigativ, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht një shtetas 36 vjeç, banues në fshatin Kerraj. Ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, ka mbajtur në mënyrë të pa drejtë djalin e tij 13-vjeçar, duke mos e lënë të shkonte te nëna e tij.
Ndërsa Komisariati i Policisë Malësi e Madhe bën me dije se referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 54 dhe 62 vjeç nga Boga, pasi janë kapur duke hapur pa leje një rrugë të re në këtë fshat.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 46 -vjeçar nga Kurbini, pasi ka bërë kallzim një shtetase 50 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të hyjë në banesën e kësaj shtetaseje për të vjedhur.