Arrihet marrëveshja Izrael Hamas për armëpushim 4-ditor dhe lirimin e 50 pengjeve në Gaza

222cb0fafc03426c8290bdcb4025948a

222cb0fafc03426c8290bdcb4025948a

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim katër-ditor dhe lirimin e 50 pengjeve të mbajtur në Gaza.

Njoftimi u dha nga qeveria izraelite e cila bëri me dije se marrëveshja përfshin lirimin e 50 pengjeve, të gjithë gra dhe fëmijë, për katër ditë, gjatë të cilave do të ketë pauzë në luftime.

Grupe prej 12-13 pengjesh do të lirohen në ditë.

Qeveria e Izraelit është e detyruar të kthejë në shtëpi të gjithë pengjet. Qeveria sonte ka miratuar skemën e fazës së parë të arritjes së këtij qëllimi, sipas të cilit të paktën 50 pengje – gra dhe fëmijë – do të lirohen gjatë katër ditëve, gjatë të cilave do të bëhet pauzë në luftime. Lirimi i çdo dhjetë pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë.

Qeveria e Izraelit, IDF dhe shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet, për të përfunduar eliminimin e Hamasit dhe për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kërcënim të ri për Shtetin e Izraelit nga Gaza”, thuhet në njoftimin e qeverisë izraelite, raporton BBC.

Biden: E rëndësishme që të zbatohen të gjitha aspektet e marrëveshjes

Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden), i cili u shpreh “jashtëzakonisht i kënaqur” që disa nga pengjet që kanë duruar “javë robërie dhe një sprovë të papërshkrueshme” do të ribashkohen me familjet e tyre sapo të zbatohet marrëveshja.

Presidenti amerikan falënderon liderët e Katarit dhe Egjiptit për “udhëheqjen dhe partneritetin e tyre kritik” në arritjen e marrëveshjes.

Dhe ai thotë se vlerëson “angazhimin” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mbështetur një pauzë në luftime.

“Është e rëndësishme që të gjitha aspektet e kësaj marrëveshje të zbatohen plotësisht”, thekson ai.

Marrëveshja, Blinken: Ndihma shtesë humanitare në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur gjithashtu arritjen e marrëveshjes, teksa ka falënderuar Katarin dhe Egjiptin për partneritetin e tyre,

Blinken u shpreh se arritja e kësaj marrëveshje do të lejojë ndihma shtesë humanitare për palestinët në Gaza.

Ne mirëpresim lirimin e 50 pengjeve, duke përfshirë amerikanë, nga robëria në Gaza. Falenderoj Katarin dhe Egjiptin për partneritetin e tyre dhe vlerësoj mbështetjen e Izraelit për një pauzë humanitare që do të lejojë ndihma shtesë humanitare të arrijë tek palestinezët në Gaza”, shkruan Blinken në X.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.