Categories: BotaKulturëLajme

Arrihet marrëveshja, përfundon greva e shkrimtarëve të Hollivudit

Skenaristët dhe drejtuesit e studiove në SHBA kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund një greve që ka paralizuar kryesisht industrinë që nga maji.

Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës thotë se marrëveshja është “e jashtëzakonshme” me përfitime dhe mbrojtje domethënëse për shkrimtarët.

Por anëtarët e Shoqatës duhet ende të votojnë për marrëveshjen dhe të bien dakord për një kontratë të re trevjeçare përpara se të kthehen në punë.

Largimi i shkrimtarëve është protesta më e gjatë që ka goditur Hollivudin-in në dekada dhe ka ndaluar shumicën e prodhimit në studio.

Është e paqartë se çfarë përmban saktësisht marrëveshja, por ekspertët thonë se ata ka të ngjarë të kenë rënë dakord për një numër kërkesash kryesore, të tilla si mbrojtja nga Inteligjenca Artificiale dhe kompensim më i mirë financiar.

Shfaqjet e para që mund të kthehen janë shfaqje televizive të natës vonë.

Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndet marrëveshjen, duke thënë se marrëveshja është një “testament i fuqisë së negociatave kolektive”.

“Kjo marrëveshje, duke përfshirë garancitë në lidhje me inteligjencën artificiale, nuk u arrit lehtë. Por formimi i saj është një dëshmi e fuqisë së negociatave kolektive”, tha Biden.

Kjo është greva më e gjatë që ka prekur Hollivudin në dekada dhe i ka kushtuar ekonomisë së Kalifornisë miliarda dollarë./ BBC

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

14 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

14 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

14 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

15 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

16 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

16 hours ago