Arrihet marrëveshja, zgjatet me dy ditë armëpushimi në Gaza
Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës edhe për dy ditë të tjera.
Njoftimi vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi një telefonatë me kryeministrin e Katarit të hënën.
Hamasi ka deklaruar se armëpushimi do të vazhdojë “nën të njëjtat kushte të arritura më parë”.
Armëpushimi aktual parashikon lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve të ndaluar në Izrael, dhe deri më tani janë liruar 39 pengje izraelitë në këmbim të 117 të burgosurve palestinezë./ CNN