Pak pas arritjes së armëpushimit, Izraeli ka paralajmëruar libanezët e zhvendosur që të mos kthehen në shtëpitë e tyre në Libanin jugor.
Megjithëse armëpushimi 60-ditor i rënë dakord nga Izraeli dhe Libani përcakton që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duhet të tërhiqen plotësisht nga Libani jugor, kthimi i trupave në Izrael nuk do të bëhet menjëherë .
“IDF mbetet e dislokuar në pozicionet e saj brenda Libanit jugor. Ju ndalohet të shkoni drejt fshatrave që IDF ka urdhëruar të evakuohen ose drejt forcave të IDF në zonë“, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe Avichay Adraee në X të mërkurën.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të martën se forcat izraelite duhet të tërhiqen nga Libani brenda 60 ditëve sipas kushteve të marrëveshjes. Gjatë kësaj kohe, luftëtarët e Hezbollahut gjithashtu pritet të tërhiqen 40 kilometra (25 milje) nga kufiri Izrael-Liban.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.