Lajme

Arritja historike e mundësve kuqezi, Gega: Janë shembull për të rinjtë

Atletja Luiza Gega ka shprehur krenarinë për dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Valiev të cilët siguruan medalje bronzi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një prononcim për mikrofonin e RTSH24, Gega u bëri thirrje të rinjve që të marrin shembull mundësit që i siguruan arritjen historike Shqipërisë.

Të bësh sport në Shqipëri apo të fillosh nga zero është shumë e vështirë. Jam shumë e lumtur për djemtë që i sollën Shqipërisë medalje dhe patjetër që do doja të ishte një shqiptar-shqiptar në mesin e tyre por që është shumë e vështirë sepse mendoj që ende se kemi mentalitetin e fituesit të medaljeve të tilla. Kemi pasur shumë mangësi, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Kjo të jetë një rugë e hapur për të ardhmen dhe të influencojë te të rinjtë. Këto sportistë të jenë shembull për të rinjtë”, tha Gega.

Atlelja komentoi më tej edhe moskualifikimin e saj në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Lojërat Olimpike në Paris 2024.

Ajo nuk fshehu trishtimin, ndërsa theksoi se do marrë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen.

Kjo medalje nuk mendohej që të merrja se e dija deri ku isha. Në fakt ky vit unë e kam thënë që nuk ishte një nga vitet e mia më të mira.

Kam qenë pak sëmurë në prill që më largoi pak nga objektivat e mëdha. Gjithsesi mund të shkonte edhe më mirë. Por kur e pash që në top 5 e parë në garën kualifikuese për finale u demoralizova pak dhe e lëshova veten.

Objektivi im ishte të shkoja në finale dhe të futesha në top 10-tëshe. Sporti i tillë është, jo gjithmonë shkon sipas pritshmërive.

Por unë jam e lumtur me çfarë kam arritur sepse kam arritur disa rezultate që në fillimet e mia nuk mendoja se mund të arrija.

U ndjeva e dështuar, dhe tani do marr kohën time. Dua të marr një moment reflektimi se çfarë do bëj”, tha Gega.

Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të jepte më të mirën e saj dhe nuk mundi që të kualifikohej për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë duke përfunduar aventurën në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

14 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

14 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

14 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

16 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

16 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

16 hours ago