Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, në fjalën e saj në ceremoninë e pritjes së delegacionit olimpik shqiptar, të cilët mbërritën në Rinas me dy medalje bronzi nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, nuk fshehu krenarinë për këtë fitore historike.
Ajo u shpreh se Parisi i solli fat Shqipërisë për dy medaljet, ndërsa theksoi se lojërat olimpike ishin të jashtëzakonshme.
“Përgëzime, ishit të mrekullueshëm. Do doja të ndaja emocionin që kam pasur këto ditë, lojërat olimpike ishin të jashtëzakonshme, u organizuan në zemër të Parisit dhe ishin të mrekullueshme.
Jam e kënaqur për medaljet që u morën dhe mendoj se Parisi I solli fat Shqipërisë për dy medaljet për të cilat unë ndihem krenare sot.
Përgëzime edhe njëherë dhe do doja të nënvizoja se ne organizuar së bashku si festimet në festën në Francë edhe nisjen e dorëzimin e flamurit ekipit shqiptar para nisjes së tij për Lojërat Olimpike”, u shpreh Suard.
Pas fitores historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev mbërritën pak më parë në Aeroportin e Rinasit së bashku me dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.