Lajme

Arritjet me Antikorrupsionin, Xhafaj: Puna flet më shumë se çdo gjë

Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat ku mbahet avancimi i Shqipërisë drejt rrugës në BE dhe së shpejti publiku vendas do të njihet me rezultatet e arritura deri tani.

Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, tha të martën se rezoluta e miratuar nga Kuvendi më 27 maj ka pasur ndikim të padiskutueshëm në vend.

Rezoluta adresoi tri prioritete dhe sfida kyç, që kishin si objektiv konsolidimin e demokracisë, rritjen e besimit qytetar dhe përshpejtimin e negociatave me BE.

Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Përkundër çdo kritike që s’ka munguar këto kohë dhe çdo kritizeri që ka folur edhe gjëra të paqena, ne jemi të bindur se është puna që ngelet e flet më shumë se çdo gjë.

Ne jemi në fazën e parë të hartimit të dokumentit analitik. Kemi një draft të parë në të tria fushat, duke u bazuar në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e ndryshme të Bashkimit Europian, si edhe një sërë raportesh e dokumentesh zyrtare vendase dhe ndërkombëtare,” sqaroi z. Xhafaj.

Përmbledhjet e ekspertëve për këto tri fusha do të jenë të hapura për konsultim publik brenda pak javëve. Nga muaji nëntor e në vijim parashikohen edhe tryezat e para tematike publike për një sërë çështjesh të përcaktuara nga vetë ekspertët.

Përgjithësisht për çdo komponentë të tri shtyllave do të ketë disa tryeza tematike, afërsisht rreth 12 të tilla, në të cilat moderimi dhe prezantimi i draftit dhe çështjeve do të bëhet nga vetë ekspertët që kanë punuar me të. Do të ftohet të marrin pjesë grupet e interesit, institucionet ligjzbatuese, përfaqësues të shoqërisë civile, komuniteti i biznesit etj.

Forumet e dialogut qytetar do të kenë në fokus çështjet e ndjeshme, si ato për nevojën për një qeverisje vendore më të mirë, çështjet që lidhen me parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit etj. forume këto që do të kryhen në nivel vendor dhe në qendrat universitare, në bashkëbisedim me pedagogët dhe studentët,” deklaroi z. Xhafaj në një bisedë të hapur me gazetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

16 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

16 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

17 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

17 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

17 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

17 hours ago

This website uses cookies.