ARRSH: Qarkullimi i mjeteve, pa probleme në të gjitha akset nacionale
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Sipas ARRSH-së, reshjet e borës kanë pushuar në të gjithë vendin.
“Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, bën të ditur ARRSH.
Vendi ynë u përfshi prej më shumë se 48 orësh nga reshje shiu dhe bore duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.