ARRSH: Reshje bore në Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Bogë, rrugët të kalueshme

Screenshot 1 23 696x393 1
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se gjatë natës ka pasur sërish reshje dëbore në akset rrugore Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë.
Sipas ARRSH-së, në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar.
Autoriteti bën të ditur se mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
“Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset”, thotë Autoriteti.