ARRSH: Reshje shiu intensive në veri, qarkullim pa probleme në akset nacionale

rt10 696x515
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal.
“Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale”, njofton ARRSH.