Lajme

Arsenal, Arteta: Nuk e kemi fituar kurrë Ligën e Kampionëve, kemi një shans

I takon trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, të prezantojë mega-ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Gjysmëfinalja është afër, rezultati i ndeshjes së parë (3-0) është një avantazh i shkëlqyer ndaj Merenges, të cilët megjithatë do të llogarisin  efektin Bernabeu dhe mbështetjen e tifozëve të tyre.

Ndërkohë, trajneri spanjoll dha përditësimet më të fundit për skuadrën: “Ben Ëhite do të jetë i pranishëm në ndeshje. Partey është duke u përmirësuar dhe do të jetë me ne. Jorginho, për fat të keq, nuk do të jetë, ai ende është duke u rikuperuar nga dëmtimi”.

Për mundësinë që Reali të bëjë një rikthim epik: “Kjo është pjesë e historisë dhe ne përgatitemi për atë që dimë, punojmë në aspektet që i konsiderojmë vendimtare për të fituar ndeshjen. Ideja është të besojmë, të dominojmë dhe të kemi besimin se mund t’i mposhtim ata. Janë tre aspekte të qarta. Njëri prej tyre është aspekti emocional. Është shumë e rëndësishme. Ne duhet të dimë gjithashtu se si të shijojmë këto llojë ndeshjesh”.

Për sa i përket historisë së Real Madridit në Champions League: “Respekt, admirim për atë që kanë bërë në këtë kompeticion. Ne nuk e kemi fituar kurrë këtë kompeticion, por kemi një mundësi të madhe për ta bërë këtë”. Së fundi, për mundësinë e penalltive, Arteta theksoi: “Ne përgatitemi çdo javë”.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

9 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

9 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

10 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

10 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

10 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

10 hours ago