Arsenali në provën e zjarrit të “Villa Park”
Java e 16-të e Premier Ligës angleze është e pasur me mjaft duele interesante. Të shtunën në orën 13:30 në “Selhurst Park”, Kristal Palas pret Liverpulin e Klop. Momenti është delikat për ekipin “e kuq” pasi po mendon të futet në merkato për të zëvendësuar Xhoel Matip, i cili pritet të mungojë për rreth 8-9 muaj.
Të shtunën në orën 16:00 në “Old Trafford”, Junajtid pret Bournemouth në një klimë aspak pozitive. Sipas tabloidëve britanik marrëdhënia mes senatorëve dhe trajnerit Ten Hag është më e keqe se kurrë pasi ky i fundit ka refuzuar që t’u japë më shumë ditë pushim lojtarëve. Këta të fundit janë ankuar edhe për metodat e trajnerit në stërvitje.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për skuadrën e Aston Vilës. Ekipi i Unai Emeri po kalon një moment magjik. Pas fitores që morën në “Villa Park” përballë Sitit, të shtunën presin Arsenalin. Për ekipin e Artetës transferta në Brimingam do të jetë prova e zjarrit e këtij sezoni, i cili e shikon në krye të tabelës së klasifikimit.
Të dielën Premier Liga do të ketë edhe ndeshje të tjera interesante ku mes katër dueleve spikat sfida e “Goodison Park” mes Evertonit dhe Çelssit. Ekipi vendas vjen në këtë takim pas fitores shpresëdhënëse me Njukasëllin ndërsa “blutë” e Londrës për të harruar sa më shpejt humbjen me Junajtidin.