Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

SHKODRA

SHKODRA

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët e radhës në Champions janë klubi për tu mundur, por edhe për tu marrë shembull.

“Reali është një klub shumë i madh me shumë histori, por ne duhet që të krijojmë tonën. Duhet të fokusohemi në këtë takim për të dhënë maksimimin dhe të shfrytëzojmë pikat e dobta të rivalëve, sepse kanë të tilla”, tha Mikel Arteta në konferencën e sotme për shtyp.

Për spanjollin e Arsenal, klubi i Realit mbështet në një figurë të rëndësishme siç është Ançeloti. “Karelo është frymëzim. Ai është tekniku me historinë më të mirë nga të gjithë të tjerët. Ai ka fituar në shumë vende ku ka punuar. Të gjithë ata që kanë punuar më atë thonë se transmeton qetësi”, vazhdoi Arteta.

Mes të tjerash Arteta rrëfen se Arsenali i tij është i përgatitur për të luajtur një ndeshje si kjo. “Të tilla mbrëmje na mungonin prej shumë kohësh në Londër dhe tani që kemi shansi të luajmë do të tregojmë se jemi gati”, hodhi “dorashkën” e sfidën Arteta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.