Arsenali rimerr kreun në “Old Trafford”, londinezët kërkojnë një nder nga Tottenham
Arsenali vazhdon të ëndërrojë titullin kampion në Angli dhe tani shpreson që “kushërinjtë” e Tottenhamit ti bëjnë një nder dhe të ndalin Manchester City.
Skuadra e Artetës fiton edhe në “Old Trafford” përballë vendasve të Manchester United: mjafton një gol në minutën e 20-të nga Trossard, për t’i dhënë londinezëve tre pikë të dobishme për t’u rikthyer në krye.
Tani e gjithë vëmendja është kthyer tek ndeshja e së martës mes Spurs dhe Manchester City, ndeshje e prapambetur e javës së 34-t. Skuadra e Guardiolës do të duhet të fitojë për t’u rikthyer në krye.
Kur ka mbetur edhe 1 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Arsenali shijon kreun (për momentin) dhe shpreson që rivalët e City të gabojnë (kujtojmë që Manchester City ka 2 ndeshje për të zhvilluar).