Categories: LajmePolitikë

Arsimi dhe Formimi Profesional, Rama: Nevojitet krah pune i kualifikuar, synojmë vendin e parë në turizëm

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, ka vënë theksin te nevoja për krah pune të kualifikuar.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk ka mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi të tyre.

Problemin e kam te kapitali njerëzor. Kjo shkon ende në kundërshti, për fat të mirë, me faktin që ne nuk kemi mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi të tyre. S’kemi mungesë të rinjsh, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke zotëruar aftësitë që ai vend ka nevojë”, tha kryeministri.

Rama u shpreh më tej se sfidë mbetet përballimi i vendeve të pasura, të cilat sipas tij, po thithin krahun e punës së kualifikuar.

Arsimi profesional dhe nevoja për krahët e kualifikuar pune e ka bërë 2024-ën dhe patjetër ka shënjuar këtë dekadë, si dekadën e një lufte e cila ka nisur dhe intensiteti i së cilës po rritet progresivisht në gjithë Europën. Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demografike të Europës, e cila na vë ne përballë një sfide të dyfishtë, nga një anë rritjes së aftësive profesionale të të rinjve tanë për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune kërkues për kah pune të kualifikuar dhe përballimi i presionit të fortë të vendeve të pasura të Europës për ta thithur këtë krah të kualifikuar pune.

Sot kushtet për të pasur debat të hapur për AFP dhe për të krijuar një sens të përbashkët vlerësimi të domosdoshmërisë së mbështetjes së kualifikimit të mëtejshëm profesional të më të rinjve janë më të favorshme sepse sipërmarrja po ndjen lagështirën dhe të shohë në të përditshmen e saj kundërshtinë mes ambicies, nevojës e mundësive të saj për t’u rritur. Nga ana tjetër mungesës gjithnjë e më alarmante të kapaciteteve njerëzore”, u shpreh ai.

Ndalur në industrinë e turizmit, kryeministri deklaroi se Shqipëria ka mundësi sot ta synojë vendin e parë në turizëm, por edhe detyrimin të synojë që përmes kësaj industrie të sjellë rritje të vazhdueshme të të ardhurave dhe pagave.

Koha për ne të ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim të pashmangshëm, për bashkërendim forcash, për investim të përbashkët, me kushte të qarta, me përfitim reciprok për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe për sipërmarrjen që të kenë në funksion forca pune dhe merr mbrapsht performancën dinjitoze sipas vendit të punës.

Prej vitesh ka një listë renditje të të ardhurave dhe pagave mesatare në rajon dhe prej vitesh Mali i Zi është në vendin e parë me një diferencë të ndjeshme me vendet e tjera, e cila ka ardhur duke u ngushtuar, por përsëri nuk është barazuar.

Mali i Zi nuk prodhon municione, raketa, kompjutera, por vendi pioner i transformimit të turizmit dhe ka arritur të krijojë një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur në botë dhe ka ngritur komplet të ardhurat për frymë dhe sistemin e pagave.

Shqipëria ka mundësi sot ta synojë vendin e parë në turizëm, por edhe detyrimin të synojë që përmes kësaj industrie të sjellë rritje të vazhdueshme të të ardhurave dhe pagave”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çmimet e fruta perimeve – Tregtarët: Fitmi është minimal, por sërish mungon forca blerëse

Çmimet e produkteve bujqësore të frutave dhe perimeve, kryesisht atyre që janë jashtë stine në…

8 mins ago

Rikonstruksioni i gjimnazit “Kolë Idromeno” – Faza e parë pritet të përfundojë brenda këtij viti

Rreth 350 nxënës të këtij gjimnazi vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë në ambjente…

11 mins ago

AKSHI: E-Albania së shpejti me version komunikimi zanor dhe vizual në gjuhën shqipe

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Akademia…

2 hours ago

Nikol Çabeli përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2024

Ethet e “Junior Eurovision Song Contest 2024” kanë filluar të ndihen dita-ditës, pasi tashmë ka…

2 hours ago

Kremlini mohon bisedën Tramp-Putin, zëdhënësi Peskov: “Trillim i pastër”

Këtë të hënë, Kremlini mohoi të ketë pasur një bisedë telefonike mes presidentit të sapozgjedhur…

2 hours ago

Milan Šufflay, kroati që “luftoi” deri në vdekje për albanologjinë

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi sot me rastin e 145-vjetorit të lindjes…

2 hours ago

This website uses cookies.