Arsimi dhe sporti/ Manastirliu: Ndërkombëtarizimi, kërkimi shkencor dhe profilizimi i universiteteve, fokus kryesor

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka shprehur sot disa prej prioriteteve të institucionit që ajo drejton me qëllim garantimin e një mjedisi të favorshëm për nxënësit dhe studentët.

Manastirliu deklaroi se rritja e rolit dhe figurës së mësuesit dhe mbështetja me rritjen e pagave do të jetë prioritet absolut.

Po ashtu, në fokus do të jetë edhe standartizimi i infrastrukturës dhe materialeve didaktike për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë.

Manastirliu theksoi se një tjetër fokus të veçantë do të zërë, ndërkombëtarizimi, kërkimi shkencor dhe profilizimi i universiteteve me qëllim zgjerimin e programeve dyfishe duke adaptuar kurrikukat universitare, sipas nevojave dhe ofertës së një tregu në zhvillim.

Me ekipin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për prioritetet strategjike të punës së përbashkët. Nevojitet edhe më shumë punë, ritëm dhe cilësi, për t’i garantuar nxënësve dhe studentëve një mjedis të favorshëm për të shpalosur potencialin e tyre. Së bashku për arsimin dhe sportin do të fokusohemi në:

Rritja e rolit dhe figurës së mësuesit dhe mbështetja me rritjen e pagave do të jetë prioritet absolut. Do të zgjerojmë programet ekstrakurrikulare të artit dhe sportit dhe do të kemi vëmendje të veçantë tek zbulimi i talenteve.

Do të nxisim arsimin profesional, si lidhja efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik.

Po kaq fokus do të kemi për mbështetjen e sportit dhe disiplinave sportive, edukimin përmes sportit dhe për jetën aktive dhe kujdesin ndaj shëndetit, si dhe organizimin dhe promovimin e kampionateve sportive për çdo moshë”, tha Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

1 hour ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

1 hour ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

1 hour ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…

2 hours ago

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

17 hours ago

This website uses cookies.