Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor në Bashkinë e Malësisë së Madhe për vitin 2025. Autoritetet vendore dhe përfaqësues të Zyrës Vendore të Arsimit bëjnë të ditur se 90% e objekteve shkollore në këtë bashki janë rikonstruktuar gjatë tetë viteve të fundit, ndërsa investime të tjera janë ende në proces.
Përveç përmirësimit të kushteve fizike në shkolla, një tjetër prioritet i rëndësishëm është edhe rritja e nivelit të mësimdhënies.
Zyra Vendore e Arsimit synon të ndërmarrë masa për të rritur cilësinë e procesit arsimor dhe për të përmirësuar rezultatet e nxënësve.
Aktualisht, në Malësinë e Madhe funksionojnë rreth 30 shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe të bashkuara, 16 prej të cilave ndodhen në Koplik qendër.
Edhe në këtë bashki, ashtu si në shumë zona të tjera të vendit, numri i nxënësve ka ardhur në rënie nga viti në vit, duke reflektuar sfida demografike dhe migratore.
Pavarësisht kësaj tendence, pushteti vendor dhe institucionet arsimore shprehen të vendosur për të vazhduar investimet në këtë sektor jetik, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.