Arsimi profesional, drejtimi i të rinjve/ Shkolla “Arben Broci“ model i arsimit profesional

shkolla arben broci 1
Një ndër shkollat profesionale në Shkodër “Arben Broci” çdo vit nxjerr dhjetëra profesionistë në drejtime të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi me bizneset ndikon në punësimin e menjëhershëm të tyre.
Mësuesit e kësaj shkolle dhe vetë nxënësit, tregojnë se përfitimet e arsimit profesional në këtë shkollë janë reale dhe ka ndikim të madh në rezultatet profesionale. Bizneset e qarkut Shkodër në bashkëpunim me qendrën e formimit profesional kanë shprehur herë pas here dëshirën për të integruar studentët e shkollës në kurse të mëtejshme dhe në praktika pune, ku mund të njihen më nga afër me profesionet për të cilat studiojnë.