Arsimi profesional i preferuar/Në Shkollën Teknike “Arben Broci” deri tani janë regjistruar mbi 100 nxënës
Një vit i mbarë shkollor pritet të nisë në shkollën teknike “Arben Broci”. Interesi i të rinjve për tu regjistruar në këtë shkollë, është në rritje krahasuar me një vit më parë thotë për Televizionin Publik Shqiptar drejtori Zamir Laçej.Dega e mekanikës dhe sherbimit të automjeteve, vazhdojnë të jenë të preferuarat e atyre që zgjedhin arsimin profesional, ndërsa këtë vit ka më pak interes për profilin e degës së ndërtimit…Nga viti në vit, arsimi profesional po bëhet përherë e më shumë zgjedhje e të rinjve. Mundësia e punësimit në ato që konsiderohen zanate të rëndësishme si mekanik, elektricist apo hidraulik, duket se kanë ndikim në përzgjedhjen e bërë.