Arsimi profesional, i preferuar nga të rinjtë, drejtori Laçej: Deri tani janë regjistruar mbi 140 nxënës

Arsimi profesional po bëhet i preferuar nga të rinjtë shkodranë dhe jo vetem.
Krahasuar me një vit më parë, kërkesat për tu regjistruar në shkollën “Arben Broci”, janë rritur me 13%.
Drejtori Zamir Laçej thotë se deri tani në vitin e parë janë regjistruar mbi 140 nxënës
Nxënësit, tregojnë se kanë zgjedhur këtë shkollë pasi ndikon në formimin e tyre profesional
Shkolla Industriale “Arben Broci” ofron 4 drejtime profesionale, por kërkesat më të mëdha kanë qënë në degët Shërbim-MjeteTransporti dhe në Elektro-Teknike.
Ndersa regjistrimet vijojnë të jenë të hapuara deri në fund të muajit shtator