Arsimi profesional me rritje 11% / Drejtori i shkollës “Arben Broci”: Të gatshëm për të hapur degë të reja

zamir lacej
Në shkolla profesionale të Shkodrës interesi i të rinjve për të marrë një zanat është i lartë.Vetëm në Shkollën Industrale “Arben Broci” ky vit shkollor është pasuar me fluks të lartë kërkesash në masën 11 % më shumë se sa një vit më parë.
Por çfare ka ndikuar që të rinjtë të orientohen drejtë arsimit profesional në këtë shkollë.
Drejtori i Shkollës “Arben Broci”, Zamir Laçej, thotë se shkolla i ka kapacitet e duhura dhe është e gatshme që të ofrojë degë të reja, në varësi të interesit që shfaqin bizneset.
Shkolla Industriale “Arben Broci” ofron 4 drejtime profesionale, por kërkesat më të mëdha kanë qënë në degët Shërbim-Mjete Transporti dhe në Elektro-Teknike.