Arsimi profesional rrit mundësitë e punësimit – Interesi i të rinjve shkodranë po rritet vitet e fundit për shkollat profesionale
Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” me tre degët e saj: Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksion dhe Hoteleri-Turizëm rezulton ndër më të preferuarat për të rinjtë shkodranë.
Mundësitë e mëdha të punësimit dhe infrastruktura e përmirësuar, por edhe rritja e standarteve të mësimdhënies përbëjnë arsyet kryesore përse arsimi profesional po krijon interes të lartë tek të rinjtë.
“Hamdi Bushati” është një prej 10 shkollave profesionale të të gjithë vendit që ka përfituar nga programi i i posaçëm i investimit të qeverisë shqiptare.
Ndërhyrja në këtë shkollë do të konsistojë kryesisht në kabinetet e saj.