Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

7 arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës

Anemia

Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat.Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

Dehidratimi

Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar. Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori. Studimet, të ciave u referohet AgroWeb.org thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet. Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës.

Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

Tiroidja

Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin. Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.

Diabeti

Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2. Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

4 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

5 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

7 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

7 hours ago

This website uses cookies.