“Art fest Lissus” 2024, gjimnazistët bëhen pjesë e konkurimit në këngë, kërcim, instrument dhe aktrim
Gara në art përmes zhanreve këngë, kërcim, instrument dhe aktrim ndërmjet shkollave të mesme të Lezhës ka zgjedhur fituesit e saj në këto kategori. “Art Fest Lissus” 2024 mbylli rrugëtimin tre mujor me talente që u perfshinë në këtë aktivitet shumë interesant dhe produktiv për identifikimin e të rinjve artistë në çdo fushë.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku dhe Drejtori Rajonal i Arsimit , Hasan Muça shprehën bindjen e tyre se kjo është mënyra më e mirë për t’i nxitur të rinjtë që të aktivizohen në fusha të ndryshme e ndërkohe skena shërben për promovimin e tyre.
Përtej formatit të krijuar dhe shumë interesant për të rinjtë e Lezhës, “Art Fest Lissus” identifikoi edhe një problematikë që ka të bëjë me mos përfshirjen e të gjithë mësuesve dhe shkollave për të qenë pranë nxënësve të tyre.