Art me pasqyra, ekspozitë me piktura, fotografi dhe instalacione nga Arlinda Hajrullahu
Në galerinë “Oda” në Shkodër u çel një ekspozitë e ndërthurur mes artit të pikturës, fotografisë dhe instalacionit me autore, artisten nga Prishtina, Arlinda Hajrullahu. Ekspozita personale, nën emërtimin “Tjetri dhe unë”, krijon thellësi mendimesh dhe perceptimesh. Arti i saj krijon eksperiencën e përjetimit, ndërsa elementi veçues i këtyre veprave është përdorimi i pasqyrave. Mesazhi është ai i mosparagjykimit të tjetrit.
Artistja Arlinda Hajrullahu ka studiuar për Arte Figurative në Universitetin e Prishtinës. Ajo numëron pjesëmarrje në disa ekspozita kolektive dhe personale, si dhe ka një përvojë të pasur pune në disa fusha të artit si: dizajn grafik, art konceptual etj.