Art me punime dore/Elida Vocaj, gruaja mirditore që thur me gjilpërë që në moshë të vogël

art me punime dore
Përmes punimeve me dorë prodhon art. Elida Vocaj nga Rrësheni nisi të thurë me gjilpërë që në moshë të vogël, e që prej asaj kohe nuk i ndahet këtij profesioni.Me perin e gjilpërës realizon punime të ndryshme artistike përfshirë edhe figura, të cilat kanë teknika të ndryshme.Në fillim e nisi nga pasioni, por tashmë puna i është kthyer në një burim fitimi.Kërkesat për punime të tilla me grep janë të shumta, thotë Elida Vocaj.Teksa të rinjtë janë shumë pak të interesuar për profesionet e vjetra, Elida Vocaj ka nje mesazh për ta.Kjo grua mirditore është shembulli më pozitiv i ruajtjes së traditës dhe përçimit tek brezat.