Categories: LajmeSociale

“Arte dhe zeje në shkolla”, në Kukës zbatohet në tre shkolla të mesme dhe nëntëvjeçare

“Arte dhe zeje”, programi Kombëtar i  Ministrisë së Arsimit po zbatohet në 200 shkolla. Në Kukës janë tre shkollat e përfshira në projekt i cili ka për qëllim nxitjen e nxënësve që të mësojnë artin dhe zejet përmes veprimtarive praktike.

“Është një nismë e qeverisë, e cila synon që të kultivojë talentet. Kemi 3 shkolla të përfshira, kanë klubet e tyre të artit, patjetër që ata punojnë që nxënësit të kultivojnë talentin e tyre, në fushën e pikturës, këngës dhe zejes”, u shpreh specialistja e arsimit Besjona Dunga.

Ky program pritet të përfshihet në të gjitha shkollat.

Vitin që vjen do pilotohet edhe në shkolla të tjera, sepse është një tendencë për ta përhapur në të gjitha shkollat tjera si programe pas mësimit për të evidentuar apo zhvilluar më tej talentin e nxënësve”, shtoi ajo.

Edhe panairet në këtë drejtim kanë qenë disa.

“Punimet e nxënësve janë prezantuar edhe në panairët e zhvilluar vetë nga ZVA Kukës. Edhe vetë shkollat në ambientet e brendshme organizojnë panaire për të shfaqur punimet e nxënësve“, tha Dunga .

Aftësimi i nxënësve është synimi kryesor i programit arte dhe zeje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (8 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të…

5 hours ago

Champions: Dalin në shitje biletat e finales, çmimet janë … “të kripura”

Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…

17 hours ago

Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…

17 hours ago

Investimet në Shkodër, deklarata PD- PS / Zëdhënëset e dy partive, këndvështrime të ndryshme për punët që po kryhen

PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…

18 hours ago

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

20 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

20 hours ago

This website uses cookies.