Arti i rrugës – Në Shkodër nuk kanë munguar iniciativat individuale, por kryesisht nga të huajt
Frymëzimi i një artisti qëndron në artin që ai bën. Vendi se ku mund të zhvillohet ai mund të jetë i ndryshëm dhe në varësi të llojit të artit që eksplorohet. Duke përjashtuar format e organizuara të aktiviteteve artistike që zhvillohen masivisht në Shkodër, iniciativat individuale nuk kanë munguar por kryesisht ato janë ndërmarrë nga të huajt. Kjo duket se e ka një spjegim dhe lidhet kryesisht me mendësinë e shoqërisë sonë.
Cilësia duhet të jetë një kriter i rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për artin e rrugës.
Arti i rrugës i ka fillesat e veta në fillim të viteve ‘70. Që prej asaj periudhe, trendi i tij ka ardhur gjithnjë e në rritje duke u bërë tërheqës për kalimtarët dhe vizitorët e qyteteve të ndryshme.