Arti, mjet i rëndësishëm komunikimi – Akademia e Lidershipit organizoi një bisedë me kompozitorin Zef Çoba
Akademia e Lidershipit Rinor organizoi një bisedë me temën “Arti, mjet i rëndësishëm komunikimi”, ku i ftuar ishte kompozitori i shquar Zef Çoba.
Kur mesazhet e rëndësishme shoqërore vijnë përmes mjeteve artistike, ato marrin fuqi dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm, shprehet mjeshtri i muzikës.
Arti dhe në mënyrë të veçantë muzika i shton vlerat një shoqërie duke i pasuruar më tej ato.
Mjeshtri Zef Çoba përgjatë karrierës së tij ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike të trevave ku ka punuar.
Ai ka kompozuar vepra e pjesë të ndryshme vokale e instrumentale, muzikën e 16 filmave artistikë duke u vlerësuar edhe me Medalje.
Çoba është autor i disa prej këngëve më të njohura të muzikës shqiptare, në mesin e të cilave “Xhamadani vija vija”.