Arti shkodran në zi – Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare piktori Muhamet Ganjolla

Arti shkodran ka humbur nje tjetër personalitet të tij, teksa ka ndërruar jetë, në moshën 82-vjeçare, piktori Muhamet Ganjolla. Me artin e tij, ai ishte një nga personalitetet e njohura e të respektuara të Shkodrës. Gjurmët e tij do t’i linte në mënyrë të veçantë tek peizazhet plot ngjyra e jetë.
Muhamet Ganjolla la një pasuri të madhe artistike në çdo kënd të Shkodrës. Ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit shkodran shprehu edhe institucioni i Bashkisë përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale.